Kontakt

Vend Vakant Inxhinier Ndertimi

Kualifikimet 

  • Diplome ne Fakultetin e Inxhinierise se ndertimit.
  • Pervoje pune minimum 5 vjet si Inxhinier  Ndertimi ne zbatim projektesh rruge,objekte civile,turistike.
  • Te zoteroje mire programin AUTOCAD,si edhe Paketen Office.
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese,manaxheriale dhe organizuese.
  • Te kete njohuri shume te mira ne leximin dhe zbatimin e projekteve.
  • Pajisja me licence ne zbatim perben perparesi.
  • Te kete patente klasi B.

Detyrat:

  • Kryen nje numer te madh te detyrave inxhinierike ne terren dhe jep zgjidhje ne problemet qe shfaqen cdo dite.
  • Raporton tek Eprori.
  • Pergatit situacionet mujore,librezat e masave,analizat e cmimeve,duke perfshire kontrollet e situacioneve te nekontraktoreve dhe pergatitjen e situacionit permbledhes per objektet.
  • Rakordimi mujor me departamentin e finances per inventaret,gjendjen ne magazine dhe shkarkimin e materialeve.
  • Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar gjate gjithe kohezgjatjes se projektit.
  • Zbaton plan-organizimin e punimeve,grafikun e punimeve,harton planet ditore,javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret per diskutim apo miratim.
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit,preventivin,specifikimet teknike dhe standardet.
  • Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volume dhe mban procesverbale perkatese.
  • Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe librin e kantierit dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet.
  • Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne objekt.
  • Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me dok.origjinal cilesi konform specifikimeve teknike.